Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast në Pejë, ku një person nuk i është ndaluar policisë, por i njëjti i cili po voziste nën masën mbrojtëse është ndaluar nga njësitet tjera në terren.
Rasti ka ndodhur të martën.
“Më datë 16.04.2024, derisa Njësia e komunikacionit rrugor DRP Pejë ishin në pikë kontrolli dhe pasi nga zyrtarët policorë është kërkuar të ndaloj kundërvajtësi, i njëjti ka ikur nga Policia, por është ndaluar nga njësitet tjera në terren. Pas verifikimit të kundërvajtësit rezulton se ishte duke e vozitur veturën nën masën mbrojtëse”, thuhet në njoftim.
Të njëjtit nga zyrtarët policor i është shqiptuar gjoba prej: 500 euro, 5 pikë negative, 6 muaj masë dhe i është sekuestruar përkohësisht vetura. /Telegrafi/