Telegrafi

Ikja masive e rusëve në Gjeorgji, imazhet që tregojnë si duket kryeqyteti i këtij vendi

Afro 50 mijë rusë kanë ikur në Gjeorgji në katër muajt e parë të luftës në Ukrainë, ka bërë të ditur qendra statistikore e Gjeorgjisë.

40 mijë tjerë raportohet të kenë ikur në Armeni, destinacioni i dytë i preferuar i rusëve të cilët nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në këto dy vende, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, autoritetet ruse për herë të parë kanë pranuar se një numër i madh i qytetarëve rusë po largohen nga ky vend.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë krijuar kolona të gjata të veturave përgjatë vijës kufitare me Gjeorgjinë.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Gjeorgji, Ani Chkhikvadze ka publikuar në Tëitter fotografi nga Tbilisi.

Thotë se është mbushur me rusë dhe trafiku është paralizuar – që e ilustron më së miri seti i fotografive nga një stacion i metrosë.

Madje publikoi fotografi të grafiteve që janë shfaqur nëpër qytet, ku shkruan Fu.k Russian”, “Putin Khuylo”. /Telegrafi/