Telegrafi

IFFHS zgjedh dhjetë trajnerët më të mirë të dekadës – Simeone mposht emra të mëdhenj

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka zgjedhur Diego Simeone si trajnerin më të mirë të klubeve në dekadën e fundit (2011-2020).

Simeone ka bërë mrekulli me Atletico Madridin, duke katapultuar klubin në grupin elitar të vërtetë të futbollit evropian dhe ka fituar 152 pikë në tabelën e prodhuar nga IFFHS.

Ai ka një total prej 502 ndeshjesh me Los Colchoneros, ai ka fituar 302 fitore, 118 barazime dhe vetëm ka shijuar humbjen 82 herë.

Siemone është trajneri i dytë me ndeshje zyrtare si trajner i Atleticos, prapa vetëm Luis Aragones, dhe në karrierën e tij në kryeqytetin spanjoll deri më tani, ai ka fituar shtatë trofe.

Arritjet e tij më të mëdha janë triumfi në La Liga (2013/14) dhe Kupa e Spanjës në vitin 2013.

Së bashku me dy Super Kupat e Evropës dhe dy triumfet në Ligën e Evropës, Simeone ka arritur edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve, ku ka humbur.

Pas tij në renditje vijnë emra si Pep Guardiola, Jurgen Klopp, Jose Mourinho dhe Maximiliano Allegri.  


Renditja


/Telegrafi/