Projekti i Superligës Evropiane për klube u rrëzua në vetëm pak orë gjatë verës së këtij viti, pasi hasi në kritika të forta nga tifozët e futbollit në mbarë botën, teksa nga 12 klube nismëtare, tani kanë mbetur vetëm tre, të cilët po bëjnë një betejë ligjore me UEFA-n.
Por, për kundër kësaj, Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe janë duke studiuar rikthimin e idesë së Superligës për klube, këtë herë në një format të ri, që merr për bazë edhe kritikat ndaj projektit fillestar.
Një nga kritikat më të forta për Superligën ishte fakti që nuk respektonte konkurrencën, pasi parashikonte 12 anëtarë të përhershëm, ndaj në projektin e ri është vendosur që ky kompeticion të jetë plotësisht i hapur dhe pjesëmarrësit të bëheshin pjesë vetëm në bazë të meritave.
Projekti është ende duke u hartuar dhe diskutuar me akterët më të fuqishëm, qofshin këta financiarë, por edhe sportivë, ndaj shumë shpejt pritet që tre klubet e mbetura të risjellin një Superligë të modeluar ndryshe.
Megjithatë për momentin vëmendja është përqendruar për të fituar betejat gjyqësore me UEFA-n, të cilat janë të shumta dhe në shkallë e gjykata në ndryshme, pasi pikërisht qeveria evropiane e futbollit është kundërshtari më i fortë i idesë së Superligës. /Telegrafi/