Telegrafi

Icardi thuhet se nuk është në planet e Contes

Antonio Conte tashmë edhe zyrtarisht është bërë trajner i Interit, derisa raportohet se ka filluar të punojë rreth transferimeve dhe largimeve në klub.

Trajneri italian ka bërë një listë së bashku me drejtorin e Nerazzurrëve, Giuseppe Marottan, për transferimet dhe largimet që do t’i bëjnë gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sipas Calciomercatos, Antonio Conte i ka bërë me dije Mauri Icardit se nuk është në planet e tij për sezonin e ri, duke i kërkuar që të largohet nga klubi.

Edin Dzeko (Foto: Getty Images/Guliver)

Sulmuesi argjentinas kishte krijuar një tollovi te Interi në sezonin që lamë pas, duke mos luajtur për më shumë se një muaj, ndërsa iu mor edhe shiriti u kapitenit.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Interit me Conten trajner - katër transferime, largohet Icardi

Conte është duke tentuar që ta transferojë Edin Dzekon nga Roma, ndërsa raportohet se boshnjaku është pajtuar që të transferohet në Giuseppe Meazza.

Në momentin që Interi arrin ta largojë Mauro Icardin, atëherë edhe sulmuesi boshnjak pritet që ta veshë fanellën zikaltër për një shumë rreth 13.5 milionë euro. /Telegrafi/