Telegrafi

Icardi tani i hapur për të kaluar te Napoli

Mauro Icardi (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ylli argjentinas i Interit, Mauro Icardi po shqyrton mundësinë e transferimit te Napoli.

Nerazzurrët e kanë bërë të ditur se ish-kapiteni i tyre nuk është më në planet e tyre dhe është në shitje këtë verë.

Icardi nuk ka udhëtuar me skuadrën në turneun e tyre para-sezonale në Azi, pasi trajneri i ri Antonio Conte e ka lajmëruar se nuk llogarit në të.

Lexo po ashtu Icardi kërcënon Interin: Do të qëndroj edhe dy vite dhe do të marrë pagën pa luajtur

Sulmuesi argjentinas pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane e në veçanti ato italiane, Juventusi dhe Napoli.

26-vjeçari fillimisht refuzoi idenë e një lëvizjeje në Napoli, por tani sulmuesi thuhet se e ka pranuar situatën e tij dhe po shqyrton transferimin.

Lexo po ashtu Interi nuk dëshiron transferimin e Dzekos për të ndalur Icardin të mos shkojë te Juventusi

Sipas mediumit italian Il Corriere dello Sport, Icardi tani është i hapur për një transferim në Napoli para kalimit te Zonja e Vjetër.

Çmimi i kërkuar nga Interi mendohet të jetë 60 milionë euro. /Telegrafi/