Ylli argjentinas i Interit, Mauro Icardi po shqyrton mundësinë e transferimit te Napoli.
Nerazzurrët e kanë bërë të ditur se ish-kapiteni i tyre nuk është më në planet e tyre dhe është në shitje këtë verë.
Icardi nuk ka udhëtuar me skuadrën në turneun e tyre para-sezonale në Azi, pasi trajneri i ri Antonio Conte e ka lajmëruar se nuk llogarit në të.
Sulmuesi argjentinas pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane e në veçanti ato italiane, Juventusi dhe Napoli.
26-vjeçari fillimisht refuzoi idenë e një lëvizjeje në Napoli, por tani sulmuesi thuhet se e ka pranuar situatën e tij dhe po shqyrton transferimin.
Sipas mediumit italian Il Corriere dello Sport, Icardi tani është i hapur për një transferim në Napoli para kalimit te Zonja e Vjetër.
Çmimi i kërkuar nga Interi mendohet të jetë 60 milionë euro. /Telegrafi/