Telegrafi

Icardi rikthehet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës

Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mauro Icardi do t’i vazhdoj stërvitjet me Interin.

Sulmuesi argjentinas nuk ishte grumbulluar fare nga skuadra italiane në turin parasezonal në Amerikë dhe Azi.

Me tu rikthyer ekipi në Itali, Icardi do t’i vazhdoj stërvitjet me pjesën tjetër të klubit.

Por kjo gjë nuk do t’ia ndërrojë mendjen Interit dhe trajnerit Antonio Conte.

Mauro Icardi vs Napoli (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Zikaltërtit janë të vendosur për ta shitur yllin e tyre, pasi Conte nuk llogaritë në shërbimet e tij.

Juventus, Napoli dhe Roma janë skuadrat më të interesuara për të nënshkruar me lojtarin.

Inter mbetet i vendosur dhe nuk dëshiron ta lë të lirë të largohet argjentinasi pa u paguar shuma prej 70 milionë eurove. /Telegrafi/