Telegrafi

Icardi rikthehet në Serie A?

Juventusi thuhet se është në bisedime me lojtarin e Interit, Mauro Icardi, i cili ka zgjedhur një rikthim në Itali pas një viti i huazuar në Ligue 1 te Paris Saint-Germain.

Ish-kapiteni i Interit u largua nga Giuseppe Meazza verën e kaluar dhe u transferua në Paris pas një lidhjeje të trazuar me Nerazzurrët në sezonin e kaluar.

Argjentinasi ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje për kampionët e Ligue 1, por e ardhmja e tij pritet të jetë larg Parc des Princes.

Lexo po ashtu Zbulohet klauzola e çuditshme që Interi i ka vendosur PSG-së për Icardin, kampioni francez dënohet nëse e shet argjentinasin në Serie A

Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, qëndrimi i sulmuesit argjentinas te PSG nuk do të zgjatet përtej sezonit aktual.

Mauro Icardi (Foto: Paris Saint-Germain/Twitter)

Thuhet se drejtori sportiv i Bianconerëve, Fabio Paraticim tashmë ka hyrë në diskutime me agjenten dhe gruan e 27-vjeçarit, Wanda Nara, lidhur me një transferim në Allianz Stadium.

Schira shkruan se Interi po kërkon të shesë sulmuesin dhe pretendon se ai do të ishte në dispozicion për 70 milionë euro këtë verë, por kalimi te Juventusi nuk do të jetë i lehtë. /Telegrafi/