Telegrafi

Icardi për Messin: Më i miri pa dyshim (Foto)

Getty Images

Përfaqësuesja e Argjentinës është kualifikuar në Kampionatin Botëror i cili mbahet në Rusi në vitin 2018.

Kjo e gjitha pas fitores 1-3 ndaj Ekuadorit. Të tre golat për mysafirët i shënoi Lionel Messi (12’, 20’, 62’).

Fjalë të mëdha për yllin e Barcelonës pas ndeshjes kishte Mauro Icardi, kjo nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Më i miri pa dyshim”, ka shkuar Icardi në një fotografi krah për krah me Messin.

Në këto kualifikime Messi ka shënuar shtatë gola në dhjetë ndeshje.

Më shumë se pesë herë fituesi i Topit të Artë në kualifikime ka shënuar vetëm Edinson Cavani me dhjetë gola.

Në këto kualifikime Icardi nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa në Serie A gjashtë. /Telegrafi/