Mauro Icardi ka folur pas humbjes së Interit në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.
Interi u mposht në Camp Nou nga Barcelona me rezultat 2-0 falë golit të parë të shënuar nga Rafinha dhe të dytit nga Jordi Alba.
Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te kapiteni i klubit italian, Icardi, i cili është ndarë i pakënaqur pas ndeshjes.
“Mendoj se diferenca sot ishte në pjesën e parë, ku nuk luajtëm me standardet e Interit. Kemi lënë shumë hapësira dhe u kemi lejuar iniciativën”, ka thënë fillimisht Icardi për Sky Sport Italia.
“Në pjesën e dytë, ne bëmë më mirë dhe e detyruam Barcelonën të humbasë pasimet, por unë mund të kisha bërë më shumë për ta bërë maksimumin e situatës duke përfunduar shanset”.
“Nuk jam shumë i kënaqur me performancën, sepse ne mund të kishim bërë mirë që nga fillimi dhe në vend të kësaj u kthyem mbrapa”.
“Ne tani duhet të ndryshojmë shumë në San Siro dhe të marrim pikët e nevojshme për të kaluar tutje”.
“E dinim se ishim kundër kampionëve të klasit botëror që kanë fituar gjithçka gjatë viteve. Nëse u lejon atyre një gol, bëhet e vështirë të rikuperohet”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/