Telegrafi

“Icardi në vitin e ardhshëm do ta shohim me fanellën e Real Madridit”

MILAN, ITALY - NOVEMBER 19: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano celebrates his second goal during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on November 19, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Legjenda e futbollit italian Daniele Massaro, ka thënë se Mauro Icardin mund ta shohim me fanellën e Real Madridit. 

Sipas tij sulmuesi i Interit është shumë më lartë me kualitet se sa skuadra e tij dhe do tu bënte shumë punë Los Blancos.

“Mund tua them këtë, vitin e ardhshëm, Icardi do të jetë te Real Madridi si zëvendësues i Karim Benzemas”, ka thënë ish sulmuesi i Fiorentinës dhe Milanit, Massaro për Premium Sport.

Icardi deri më tani ka shënuar 13 gola dhe është duke e udhëhequr Interit drejt njër rekordi të viteve të fundit.

Lexo po ashtu Moratti: Interi mund ta fitojë titullin

Argjentinasi ka shënuar më shumë se të gjithë sulmuesit e Real Madridit në të gjitha garat.

Sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa nëse dikush dëshiron ta blejë, nuk do të mund ta bëjë këtë nën shifrën e 100 milionë eurove.

Icardi te Interi ka ardhur nga Sampdoria, ndërsa në dy vitet e fundit është kapiten i klubit të njohur. /Telegrafi/