Telegrafi

Icardi i lë të gjithë prapa në ligat kryesore evropiane (Foto)

Mauro Icardi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2016/2017 duke lënë mbresa me paraqitjet e tij, në veçanti në derbin e Italisë në fitoren ndaj Juventusit.

Në pesë xhirot e para në Serie A, sulmuesi i Interit i ka shënuar gjashtë gola dhe është në krye të listës së golashënuesve në ligat kryesore evropiane.

Aq gola i kanë shënuar edhe Alexandre Lacazette (Lyon) dhe Edinson Cavani (PSG), mirëpo argjentinasi ka dhuruar edhe një asistim, prandaj është i pari. (Duhet përmendur që Lacazette ka katër ndeshje të zhvilluara, një më pak se Icardi dhe Cavani).

Lexo po ashtu Këta janë futbollistët që kanë ndikuar në më shumë gola këtë sezon (Foto)

Në këtë listë, me nga pesë gola janë gjashtë lojtarë duke përfshirë emra, si Jose Callejon (Napoli), Diego Costa (Chelsea), Robert Lewandowski (Bayern Munich) e Carlos Bacca (Milan).

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është në grupin e lojtarëve që kanë shënuar nga katër gola, ndërsa ai ka dhuruar edhe dy asistime. Porse rrezikon të bie më poshtë në këtë listë, kur kihet parasysh se do të mungojë në tri javët e ardhshme. /Telegrafi/