Mauro Icardi ka zbuluar se ka qenë një tifoz i Interit që kur ishte fëmijë dhe siguron që klauzola e lirimit prej 110 milion eurosh nuk ndikon në angazhimin e tij ndaj klubit. Argjentinasi gjithashtu ka folur edhe për Lionel Messin, të cilin e cilëson si më të mirin në botë.
Icardi është kthyer sërish në idhullin e fansave të Interit pas përplasjeve që pati muaj më parë shkaku i disa deklaratave kontroverse.
Sulmuesi argjentinas iu përgjigj pyetjeve në lidhje me Napolin, Barcelonën dhe Italinë në një intervistë të gjerë me Undici, teksa foli edhe për Messin.
“Kam qenë një tifoz i Interit që kur isha fëmijë”, ka shpjeguar fillimisht Icardi për Undici.
“Kam luajtur gjithmonë me Interin në PlayStation. Ishte Adriano më parë, dhe unë e pëlqeja shumë”.
“A me duan vërtet Napoli? Agjenti im i foli klubit për këto gjëra. Kishte një copë rrëmujë vitin e kaluar, por unë kam qenë gjithmonë i qetë. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për Interin”.
“Kontradiktat e autobiografisë? E sqarova atë sezonin e kaluar, nuk ka asgjë tjetër për të shtuar”.
“Tifozët na duan, dhe dua më të mirën për ekipin dhe tifozët. Gjithë përndjekja më bëri të ndihem i sëmurë, por është lënë mënjanë”.
“Nëse fitojmë ose humbim, gjithmonë falënderojmë tifozët tanë në fund të lojës”.
“Kush do të më pëlqente të luante me Interin? Lojtari më i mirë në botë, Messi padyshim, por mendoj se është një ëndërr pothuajse e pamundur”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/