Interi e fitoi derbin ndaj Milanit me rezultat 3-2 dhe kjo falë golave të Mauro Icardit.
Argjentinasi shënoi tre gola dhe në momentin që kompletoi het-triku festoi në një mënyrë që e kemi parë më parë, por jo tek ai.
Icardi e imitoi festimin e famshëm të Lionel Messit në El Clasico ndaj Barcelonë.
Kjo duke ia drejtuar fanellën e tij tifozëve, duke treguar se kush është njeriu i momenti.
Tani Mauro ka nëntë gola në Serie A në tetë takime.
Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Napolit. Por, lajmi i mirë për zikaltrit është se napolitanët në mesjavë do luajnë në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Vlen të theksohet se lojtari që ka asistuar më së shumti Icardin te Interi është Ivan Perisic, plot 13 herë që kur luajnë së bashku. /Telegrafi/
https://twitter.com/SeasonsMarcos/status/919669415297372160