Zlatan Ibrahimovic nuk e ka mohuar dëshirën për të luajtur sërish në Serie A dhe përkundër moshës së tij, beson se do të luante më mirë se shumë futbollistë që luajnë në kampionatin italian.
38-vjeçari, i cili aktualisht luan te LA Galaxy në MLS, në të kaluarën ka luajtur te tri klubet e mëdha italiane, Juventus, Inter dhe Milan.
Ndërsa gazetarët e kanë pyetur se a do t’i pëlqente që të luante sërish në Serie A, ndërsa përgjigja e veteranit i përshtatet stilit të tij.
“Oh, 100 për qind, e di se akoma mund ta bëj dallimin, qoftë në Itali qoftë në vendet tjera. Mund të luaja më mirë se lojtarët që janë atje tash. Kontrata ime skadon në dhjetor dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë pas kësaj”, citon Sky Sport Italia fjalët e Ibras.
Ai e ka këshilluar Milanin që të bëjë investime në lojtarë, se përndryshe do të vazhdojë t’i mungojë cilësia dhe sukseset. Ndërsa e ka lavdëruar Juventusin dhe Interin.
“Ata (Milani) duhet të bëjë investime, përndryshe nuk arrin askund. Nuk mund ta marrësh cilësinë pa para. Juventusi po bën gjëra të mëdha, është simboli i futbollit italian në botë, për shkak të skuadrës që ka. Edhe Interi po luan mirë, ka një trajner të shkëlqyer si Antonio Conte dhe po përpiqet maksimalisht”, janë fjalët e sulmuesit. /Telegrafi/