Site icon Telegrafi

Ibrahimovic arrin shifrën e 400 golave me klube, këto janë golat dhe skuadrat (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar hiç më pak se 400 gola në karrierën e tij me të gjitha klubet.

Sulmuesi suedez ka shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Swanseas për të arritur në tetë numrin e golave me Manchester Unitedin dhe të 400-tin në karrierën e tij.

Ibrahimovic mban numrin më të madh të golave në kohën sa ishte pjesë e kampionëve francez, Paris Saint-Germain, ku shënoi plot 156 herë.

Lexo po ashtu Pas Pogbas, tani Ibrahimovic shënon një supergol (Video)

Skuadra e dytë ku suedezi ka shënuar më shumë gola është Interi me 66 gola, duke lënë pas Milanin me 56 gola dhe Ajaxin me 48 sosh.

Te Juventusi, ‘Ibracadabra’ shënoi 26 gola, te Barcelona realizoi 22 herë, ndërsa aty ku filloi karrierën, te Malmo shënoi 18 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version