Telegrafi

Ibra dhe Lukaku gjobiten për fërkimin e ashpër në Kupën e Italisë

(Foto: Twitter/Screenshot/DAZN)

Zlatan Ibrahimovic është gjobitur me 4.000 euro, kurse Romelu Lukaku me 3.000 euro, ndërsa edhe Milani dhe Interi janë penalizuar për zënkën në Kupën e Italisë.

Sulmuesit e skuadrave rivale patën një fërkim të ashpër në takimin çerekfinal të Coppa Italia që u zhvillua më 26 janar.

Asokohe dy futbollistët ishin pezulluar, ndërsa pas një hetimi ka ardhur edhe dënimi me para.

Ibra duhet të paguajë gjobë prej 4.000 eurosh, kurse Lukaku prej 3.000 eurosh. Po ashtu janë gjobitur edhe dy klubet, Milani (2.000 euro) dhe Interi (1.250 euro) që kanë dështuar t’i kontrollojnë lojtarët e tyre.

Të dy sulmuesit tashmë kanë thënë se do t’i dhurojnë paratë për qëllime bamirëse. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/StarTimesClub)