Telegrafi

Ia thyen një vezë në kokë Romeos, reagon Donald Veshaj: Bravo për durimin

Ledjona Xheladinaj mori vëmendje gjatë ditës së sotme (e hënë) për një gjest që bëri kundrejt Romeo Veshajt.

Teksa po qëndronin një pjesë e banorëve në oborr, gazetarja në një moment ia theu një vezë në kokë prezantuesit.

Ajo më pas po e përkëdhelte duke ia shtrirë vezën në gjithë kokën e duke i qëndruar pranë.

Foto: Screenshot/YouTube

Romeo në anën tjetër dukej shumë i qetë, nuk bëri ndonjë reagim, veçse iu drejtua Ledjonës me fjalët: “Nuk ke argumenta”.

Lexo po ashtu "Shko në dhomën e gjumit", Donald Veshaj i reagon Ledion Liços: Nuk ka spektakël pa Romeon

Për këtë një reagim u bë nga vëllai i Romeos, Donald Veshaj, i cili po ashtu ka qenë konkurrent në edicionin e parë të formatit.

“Veprimet e lojtarëve që kanë argumenta të forta. Bravo për durimin shpirti”, tha ai.

Në Big Brother po vazhdojnë debatet e ashpra e polemikat ndërmjet banorëve. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram