Një person është arrestuar të martën në Pejë, pasi dyshohet për veprën penale “Mashtrim”.
Policia njofton se i njëjti e kishte vënë në lajthitje një person duke ia marrë paratë, por pa ja dhënë veturën.
“Më datë 21 dhjetor 2022 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor Pejë, ёshtё iniciuar rasti “Mashtrim” pasi qё viktima kishte deklaruar se e kishte blerë njё veturë nga i dyshuari nё vlerё prej dy mijë e dyqind (2200) euro”, thuhet në komunikatën për media.
“I dyshuari e kishte vёnё nё lajthitje viktimën duke i marrё paratë nga ai por veturën nuk ja kishe dhёnё. I dyshuari ka qenë nё arrati, por pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datё 07.02.2023, Policia ka arritur ta identifikoj lokacionin dhe ka arrestuar tё dyshuarin”.
I dyshuari është L.K 34-vjeçar. Pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Telegrafi/