Lionel Messi përjetoi një nga poshtërimet më të mëdha në karrierën e tij mbrëmë në Riad, teksa Inter Miami i tij u mund me rezultat të thellë 6-0 nga Al-Nassr i rivalit të përjetshëm, Cristiano Ronaldos.
Messi e nisi ndeshjen nga bankina, dhe në fund të ndeshjes trajneri Gerardo Martino bëri atë që shumë e konsideruan si një lëvizje të panevojshme dhe dërgoi argjentinasin në fushë në vend të Leonardo Campana.
Ndeshja ishte në minutën e 84-të me rezultatin tashmë 6-0 dhe Messi pas inkuadrimit u provokua nga një sheik që ndodhej në tribunën zyrtare të Kingdom Arena.
Ishte sheiku Turki AbdulMuhsen, i cili po bënte gjeste me duar duke treguar numrin 6 kur Messi hyri në lojë.
Turki Sheikh reaction to Messi substitution ?
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) February 1, 2024
Sheikh Turki punon si këshilltar në Oborrin Mbretëror Saudit dhe është kryetari aktual i Autoritetit të Argëtimit në Arabinë Saudite.
Kujtojmë se ndeshja e mbrëmshme mes Inter Miami dhe Al-Nassr duhej të ishte “vallja e fundit” e Messit dhe Ronaldos, por spektakli dështoi për shkak të dëmtimit të portugezit, i cili nuk ishte fare në skuadër, ndërsa Messi e nisi ndeshjen nga bankina. /Telegrafi/