Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti kishte djegur disa hektar mal të një personi tjetër.
Policia njofton se kjo kishte ndodhur nga pakujdesia e tij.
“Është arrestuar i dyshuar i mashkull kosovar, pasi që nga pakujdesia e tij kishte djegur disa hektar mal të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Telegrafi/