Telegrafi

Hysaj: Do të jetë vështirë ndaj Lituanisë, më pëlqen roli i ri

Ashtu si para ndeshjes ndaj Bjellorusisë edhe përpara sfidës ndaj Lituanisë Elseid Hysaj doli në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Edoardo Reja.

Kapiteni i kombëtares vlerësoi maksimalisht kundërshtarin e radhës Lituaninë, duke u kërkuar shokëve të skuadrës përqendrim për këtë sfidë.

“Është pak e vështirë ndaj Lituanisë, pasi kemi pasur shumë pak kohë për të rikuperuar energjitë”, ka thënë fillimisht Hysaj në konferencë.

“Kemi parë disa video dhe kemi kuptuar se Lituania luan shumë bukur dhe të vë në rrezik. Luajnë shumë në sulm për të shënuar, por kjo mund të na ndihmojë për të pranuar kundërsulmin”, përcjell SuperSport.

“Roli aktual në Kombëtare? Është një rol i ri, pasi gjithmonë kam luajtur me 4, por më pëlqen si rol, pasi më jep mundësi të shkoj përpara, për të provuar golin”.

Lexo po ashtu Reja flet për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Lituanisë: Do të ketë ndryshime, por duam fitore

“Jam shumë i kënaqur me rolin që më ka dhënë trajneri”.

“Unë kam shumë qejf të shënoj sa më shumë. Shpresoj që të shënoj dhe më pëlqen goli. Shpresoj që ditën e nesërme të bëj një gol”, përfundoi mbrojtësi.