Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli thuhet se po ndjekin mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj.
Sipas Alfredo Pedulla të Sportitalia, shqiptari ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurove, e cila do të konsiderohej e përballueshme për tre klubet angleze.
Pedulla shpjegon se Chelsea tashmë ka takuar disa herë agjentin e shqiptarit, Mario Giuffredi.
The Blues e konsideron 24-vjeçarin si lojtar kryesor për të zëvendësuar Davide Zappacostan, i cili nuk i ka përmbush pritshmëritë në Stamford Bridge.
Sidoqoftë, skuadra e Antonio Conte do të ballafaqohet me konkurrencën e Unitedit, të cilët gjithashtu janë ‘shumë të interesuar’ pasi që pritet largimi i Matteo Darmianit.
Gjithashtu edhe gjysmëfinalistët e Ligës së Kampionëve, Liverpool po mundohet ta transferojë futbollistin tonë.
Theksojmë se Hysaj deri tashmë është paraqitur në 41 ndeshje për napolitanët, duke luajtur edhe në krahun e majtë pas lëndimit të Faouzi Ghoulamit. /Telegrafi/