Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Raushiq të Pejës ka arrestuar një person.
I njëjti është arrestuar pasi që në shtëpinë e fqinjit të tij ka depërtuar në brendi, ku ka tentuar të kryej vjedhje dhe ka shkaktuar një zjarr brenda objektit, me ç‘rast ka pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/