Telegrafi

Humbja e turpshme me Crotonen – Interi fillon të kërkojë përsëri trajner, lista me shtatë emra

Inter nuk është i bindur edhe aq që ta mbajë edhe sezonin e ardhshëm në krye të skuadrës, Stefano Piolin.

Sipas asaj që shkruan Tuttosport, Interi nuk është dorëzuar për trajnerin italian të Chelseat, Antonio Conten.

Por nëse italian vendos të mos kthehet në Itali, emër tjetër që preferohet është ai i Sevillas, Jorge Sampaoli.

Por lista vazhdon të jetë e gjatë. Në Angli vëzhgohen nga afër trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino dhe ai i Hull Cityt, Marco Silva.

Në listë vazhdon të mbetet emri i Diego Simeones, ndërsa mjaft pikë ka fituar edhe trajneri i Monacos, Leonardo Jardim.

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti mund të largohet nga kjo skuadër në verë, por dhe mund ta marr drejtimin e Interit. Ai mbetet ndër më të mirët në Serie A. /Telegrafi/