Telegrafi

Humb jetën shtetasi britanik që luftonte përkrah forcave ukrainase

Forcat ruse kanë vrarë shtetasin britanik Scott Sibley në Ukrainë, e një shtetas tjetër britanik po konsiderohet si i zhdukur.

Scott Sibley ishte 36-vjeç, një nga ushtarët vullnetarë që iu bashkua forcave ukrainase që të mbrojnë shtetin evropian nga pushtimi rus, transmeton Telegrafi.

Sibley është veteran i forcave të armatosura të Britanisë, e Këshilli për Punë të Jashtme i Komonvellthit nuk ka dhënë detaje se çfarë në fakt bëjnë shtetasit britanikë në Ukrainë.

Lexo po ashtu Guterres takohet me Zelenskyn, diskutojnë për mundësinë e evakuimit të civilëve nga Mariupoli

Për një britanik tjetër që është zhdukur janë deklaruar nga Komonvelthi.

“Jemi të vetëdijshëm që shtetasi britanik është zhdukur në Ukrainë, e ju sigurojmë se ne i ofrojmë mbështetje familje së tij. Kërkojmë urgjentisht informacione shtesë për të”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/