Kanë filluar komentimet rreth tërmetet në Shkup. Këtë herë hoxha nga Kumanova Zekerija Bajrami i ka vlerësuar si tërhqje të vërejtjes këto tërmete, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tërmeti është përkujtim,tërhjekje e vërejtjes.
Po ndoshta për hir të ditës së Arafatit ,ku shum besimtarë sot janë agjërueshëm.
Njashtu për hir të lutjeve të Haxhive , që sot janë në Arafat Allahu na ka mëshirua e nuk u dridh toka më shum.
O Zoti ynë, na mbulo me mëshirën Tënde, e mos na dëno pērshkak të gabimeve tona”(sic) thotë hoxha Zekirja Ibrahimi.
Përndryshe, në Shkup sot kanë ndodhur 3 tërmete. Një në mëngjes në ora 7, një rreth orës 15 e 10 minuta i fortë prej 5.3 shkallëve të Rihterit dhe një në ora 16 e 47 minuta i fortë prej 2.1 shkallëve të Rihterit./Telegrafi/