Telegrafi

Hoxha: Ka një “Po” të Kurtit për tërë pakon e planit franko-gjerman

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se në procesin negociator, ekziston një “Po”, e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për tërë pakon e planit franko-gjerman.

Në RTV Dukagjini, Hoxha ka thënë se nëse PDK është kundër Asociacionit si “produkt”, atëherë i ka dy zgjidhje, ose do të jetë mbështetëse e Albin Kurtit ose do t’i thotë “dorëzohu, mos na prish me ndërkombëtarët”.

“Në momentin kur jemi kundër Asociacionit dhe e konsiderojmë anti-kushtetues si produkt e kemi problem mandej me kërku koordinim, të kritikohet Albin Kurti pse nuk po koordinohet me ndërkombëtarët. Qëndrimi duhet të jetë i qartë. E shoh situatën shumë më problematike se kaq. Kosova gjithmonë ka qenë gjithmonë e tej koordinuar me SHBA-të. Jo çdoherë me koordinim ne kemi pasur produkte të mira. Koordinimi shpesh herë na ka prodhuar edhe produkte të këqija, për shembull Gjykata Speciale. Nuk është se veç kemi fituar, por edhe kemi  dhënë”, u shpreh Hoxha.

Lexo po ashtu Kritikat direkte të Escobarit për Kurtin, PDK i sheh si shpërfaqje e tensioneve të kamotshme të LVV-së me SHBA-në

“Procesin negociator, ka një “po” deklarative të kryeministrit Kurti për gjithë pakon e planit franko-gjerman, pako e cila e pret një “po” të Serbisë, e cila nuk është dhe ka një insistim të Bashkësisë Ndërkombëtare që po do t’i thotë këtë “po ti nisja ta bësh se ne po-në e Serbisë e bëjmë”. Kurti nuk po do ta bëjë këtë dhe kjo e ka krijuar konfliktin”, shtoi ai.