Telegrafi

Hoti për shefin e AKI-së thotë se është në konsultim me Osmanin derisa të dakordohen

Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka folur edhe për konsultimet të cilat është duke i zhvilluar me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për postin e shefit të AKI-së.

Hoti gjatë homazheve që bëri sot tek varri i presidentit, Ibrahim Rugova tha se është në proces të konsultimeve të brendshme me Osmanin, derisa të arrihet një dakordim për emrin e shefit të AKI-së.

“Për të parën është proces i konsultimeve të brendshëm me u.d së presidentes, derisa të arrijmë një dakordim për emrin e drejtorit të AKI-së”, ka thënë shkurt, Hoti.

Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka propozuar një emër për shef të AKI-së, për të cilin ka thënë se pret që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti të pajtohet me të. /Telegrafi/