Site icon Telegrafi

Hoti për Kurtin: Ka mentalitet komunist, nuk do që të ketë opozitë fare

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës, pasi opozita humbet. Kurti ka shtuar se është i interesuar që ta mund në zgjedhje opozitën por jo që ta zhdukë.

Por, për deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, këto deklarata nga një kryeministër janë shqetësuese.

Sipas Hotit, kryeministri Kurti ka mentalitet komunist dhe nuk dëshiron të ketë opozitë.

E vetëm autokratët nuk dëshirojnë të kenë opozitë dhe media, thekson Hoti.

“Kur dëgjon deklarata të tilla prej kryeministri të vendit është shqetësuese për qytetarët se ti e sheh që e ki në krye të qeverisë një person që ka mentalitet komunist, të regjimeve të laura që nuk do më pas fare opozitë. Roli i opozitës, roli i mediave është kyç për një demokraci funksionale”, ka deklaruar Hoti në RTV Dukagjini.

Lexo po ashtu Hoti: Qeveria dhe presidentja nuk dalluan gropën ku kanë rënë me Marrëveshjen e Ohrit

“Pse prej shpalljes së Pavarësisë e këndej, krenohemi kur dalim në takime me ndërkombëtarë, sepse Kosova është ndërtuar si një demokraci funksionale, me të gjitha problemat që ka. Krahaso me vendet tjera në rajon, merre Bosnjën, Serbinë. Sepse mediat këtu janë shumë dinamike, ka treg të zhvilluar të mediave, mund të ketë media që mbajnë anë të caktuar por ajo është storje tjetër. E dyta, pushteti është ndërruar disa herë, ka pasur ndërrim të pushteteve disa herë nga Pavarësia. Roli i opozitës është kyç… Ai kryeministër që mendon të zhdukë opozitën, së pari mashtron vetën sepse shoqërinë e Kosovës nuk e zhduk askush, as mediat as opozitën, është shqetësuese për mentalitetin qeverisës në vend”, ka thënë Hoti.

Exit mobile version