Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, e ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.
Samedin Mehmeti është zgjedhur dje në pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës, përmes një votimi elektronik që është bërë.
Pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendësdrejtori Samedin Mehmeti. /Telegrafi/