Site icon Telegrafi

Hoti i lumtur për mbështetjen që mori nga Gjermania dhe Franca

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ndjehet i lumtur pas mbështetjes që ka marrë sot nga Gjermania dhe Franca, pas emërimit të tij si kryeministër i Kosovës.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës.

Postimi i plotë i Hotit:

“Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca!

Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.

Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë sot një telegram urimi nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel. Merkel me këtë rast ka përgëzuar Hotin për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë re të vendit dhe i ka thënë “Mezi pres të punoj me ju”, ka shkruar Hoti.

Lexo po ashtu Merkel uron Hotin: Ju presin sfida të mëdha, pres të punoj me ju

Hoti sot ka pasur një bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, me të cilin u fol edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Bonne i ka thënë Hotit se Franca e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version