Site icon Telegrafi

Hoti i kundërpërgjigjet Osmanit: Kryetarja nuk ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pati thënë se kryeministri nuk ka përvojë të mjaftueshme që të udhëheqë dialogun me Serbinë.

Kryeministri Hoti tha se Osmani nuk ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit dhe se është detyra e saj e parë në atë institucion.

Ai tutje shtoi se duhet të koncentrohen të gjithë në kryerjen e detyrave kushtetuese.

“Kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit, është detyra e saj e parë në krye të Kuvendit edhe është mandati im i parë-vetëm i pari në krye të qeverisë. Të koncentrohemi të gjithë në kryerjen e detyrave kushtetuese që i kemi secili në krye të institucioneve që jemi”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka përvojë të mjaftueshme që të udhëheqë dialogun me Serbinë duke thënë se kjo mungesë paraqet një hendikep për vendin në raport me Serbinë. /Telegrafi/

Exit mobile version