Era Istrefi arriti ‘goditje’ të madhe në skenë me përpunimin e këngës “E dehun” që edhe e afirmoi atë, e që pastaj erdhi me disa hite të tjera duke u bërë ndër këngëtaret kryesore të momentit.
Instrumentali i këngës së publikuar në vitin 2014 u tha se u punua nga Mixey, derisa melodinë e bëri vet këngëtarja.
Mirëpo, instrumentali bazë i kësaj kënge del të jetë huazuar nga një instrumental ‘reggae’ që mban titullin “No More Tears”.
Kjo muzikë është publikuar në YouTube dy vjet para se të lansohej kënga e Erës (31 korrik 2012), transmeton Telegrafi.
Për më shumë, dëgjoni dy këngët e mëposhtme dhe vlerësojeni ngjashmërinë. /Telegrafi/