Telegrafi

Hirving Lozano kërkohet nga Arsenali dhe Liverpooli

Arsenal dhe Liverpool kanë bërë një listë prej lojtarëve që pritet të transferojnë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadrat angleze raportet se kanë shprehur interesim për futbollistin meksikan Hirving Lozanos.

Ky i fundit po shkëlqen në ligën elitare holandeze ku deri më tani ka shënuar 11 gola në paraqitjet.

Sipas “DailyStar”, ai pritet të jetë lojtari kryesor të cilin do ta kërkojnë dy gjigantët anglezë në afatin e ardhshëm kalimtar.

Anësori 22-vjeçar kishte refuzuar gjatë verës Manchester Cityn dhe nga Pachuca kishte kaluar në Holandë.

Ndryshe, futbollisti ka qenë pjesë e akademisë së futbollit të Pachucas, e cila njihet si një ndër më të mirat në Meksikë. /Telegrafi/