Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain të premten do tu nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea.
Sipas Corriere dello Sport, Higuain është gati të bashkohet me Chelsean dhe vetëm formalitetet mjekësore e ndajnë nga nënshkrimi i një kontrate.
Ai të premten do të fluturojë për në Londër.
Për më tepër, Milan janë në ‘kontakte të vazhdueshme’ me Genoa për sulmuesin Krzysztof Piatek.
Edhe kjo marrëveshje do të mbyllet në momentin kur sulmuesi në pronësi të Juventusit do të niset dhe ta mbyll marrëveshjen në Londër.
Gazeta nuk zbulon kushtet e lëvizjes së 31-vjeçarit në Stamford Bridge.
Ai pritet të bashkohet me Blues si huazim deri në fund të sezonit me opsionin për të vazhduar. /Telegrafi/