Site icon Telegrafi

Higuain mund t’i bashkohet Matuidit te Inter Miami

(Foto: Chris Ricco/Getty Images/Guliver)

Gonzalo Higuain mund ta ndjekë Blaise Matuidin duke nënshkruar për klubin nga MLS, Inter Miami.

Trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo, ia ka bërë të qartë sulmuesit se nuk është pjesë e planeve të tij dhe duhet të gjejë një klub të ri.

Argjentinasi ka kontratë me Bianconerët deri në qershor të vitit 2021, prandaj është duke negociuar për ndërprerjen e saj, në këtë mënyrë Zonja e Vjetër do t’i kursente 7.5 milionë euro nga paga e tij.

(Foto: Chris Ricco/Getty Images/Guliver)

Ndërsa, sipas korrespodentit të transferimeve të L’Obs, Abdellah Boulma, 32-vjeçari është në negociata të avancuara me klubin e David Beckhamit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Matuidi kalon te Inter Miami i David Beckham

Në këtë mënyrë, ai do t’i bashkohej ish-bashkëlojtarit te Juventusi, Blaise Matuidi, i cili këtë verë nënshkroi për Inter Miami. Ndërkaq, në MLS luan edhe vëllai i madh i Higuan, Federico, i cili mbron ngjyrat e DC United. /Telegrafi/

Exit mobile version