Site icon Telegrafi

Higuain fluturon drejt Londrës për të kompletuar kalimin te Chelsea

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka fluturuar drejt Londrës ku do të kompletojë kalimin e tij te Chelsea.

Reprezentuesi argjentinas ishte liruar nga huazimi te Milani, duke ja mundësuar kështu që të bashkohet me Maurizio Sarrin te Chelsea.

Higuain ende nuk i ka kryer testet mjekësore dhe ende nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen kthyese në Carabao Cup ndaj Tottenhamit.

Ai duhet që të regjistrohet deri në orën 12 të mesditës së të enjtës për të qenë në dispozicion të performojë.

Higuain ishte lidhur me Arsenalin kur Juventusi e transferoi për një rekord prej 75.3 milionë funtesh në korrik të vitit 2016.

Gattuso dhe Higuain

Pas 40 golave të shënuar në dy sezone, ai kaloi te Milani në gusht, me opsionin për të bërë marrëveshjen permanente në fund të sezonit për një shumë prej 36 milionë eurosh.

Koha e tij te Milani filloi mirë me pesë gola në gjashtë ndeshje, pro ai ka gjetur rrjetën vetëm një herë në 12 ndeshjet e fundit dhe ishte lënë jashtë ndeshjes ndaj Genoas pasi trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso tha se spekulimet penguan përgatitjet.

Në sezonin 2015-2016 nën drejtimin e Sarrit, Higuain e barazoi rekordin golashënues në Serie A me 36 gola.

Chelsea aktualisht është në vendin e katërt në Ligën Premier, tri pikë para Arsenalit që u mposht me rezultat 2-0 në Emirates të shtunën. /Telegrafi/

Exit mobile version