Telegrafi

Hidhet shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës, përballje shumë interesante

Është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në garën e tretë evropiane për klube, Ligën e Konferencës.

Skuadrat që ishin të dytat në grupe do të përballen me ato të tretat që ishin nga Liga e Evropës.

Do të ketë përballje shumë interesante, ku Lazio përballet me CFR Cluj, kundërshtar që ishte i Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës.

Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes Trabzonspor dhe Basel, si dhe Bodo/Glimt – Lech Poznan.

Fiorentina do të takohet me skuadrën e njohur portugeze Braga, derisa Ludogorets e Anderlecht do t’i zhvillojnë dy ndeshje të zjarrta. /Telegrafi/ 

Çiftet e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Konferencës:

Qarabag – Gent
Trabzonspor – Basel
Lazio – CFR Cluj
Bodo/Glimt – Lech Poznan
SC Braga – Fiorentina
AEK Larnaca – Dnipro–1
Sheriff Tiraspol – Paritzan
Ludogorets – Anderlecht