Telegrafi

Hidhet shorti për çerekfinalet e Carabao Cup, mësohen çiftet dhe datat   

Sot (e enjte) në mbrëmje është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Carabao Cup apo e njohur ndryshe si EFL Cup në Angli.

Është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës Carabao në Angli, ku skuadrat e mëdha angleze kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Ndeshja më e fortë çerekfinale pritet të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Leicester Cityt, që luan si vendas.

Lexo po ashtu Chelsea në çerekfinale të Carabao Cup (Video)

Takim interesant pritet të jetë edhe ai në mes të dy skuadrave londineze, Arsenalit dhe West Hamit, me Topçinjtë që do të jenë nikoqirë.

Diçka më të lehtë në short i ka sjell fati skuadrës së Antonio Contes, Chelseat që e pret në shtëpi Bournemouthin.

Lexo po ashtu City edhe pse me shumë yje në formacion, vetëm me penallti eliminon Wolvesin nga Kupa EFL (Video)

Ndërsa, shortin më të lehtë të mbrëmjes e pati skuadra e Jose Mourinhos, Manchester United që do ta ketë përball një ekip inferior si Bristol City.

Çiftet do ta luajnë vetëm nga një ndeshje mes vete dhe ato do të zhvillohen më datë 19 dhe 20 dhjetor.

Trofeu i Carabao Cup

Çiftet e çerekfinaleve të Carabao Cup:

Chelsea – Bournemouth

Arsenal – West Ham

Leicester City – Manchester City

Bristol City – Manchester United

/Telegrafi/