Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Barcelona – Manchester United ndeshja më e fortë
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve
Tetë skuadrat më të mira aktualisht në Evropë do të tentojnë të kalojnë në gjysmëfinale.
🇳🇱 Ajax v Juventus 🇮🇹#UCLDraw pic.twitter.com/WtTIdeBGrN
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 15, 2019
Barcelona, Juventus, Porto, Ajax, Liverpool, Manchester City, Tottenham e Manchester United janë skuadrat çerekfinaliste.
Kampioni në fuqi i kësaj gare, Real Madridi nuk do ta ketë mundësinë ta mbrojë trofeun pasi u eliminua nga Ajaxi.
Gjiganti holandez Ajax që eliminoi kampionin në fuqi të Evropës, do të përballet me Juventusin.
🏴 Liverpool v Porto 🇵🇹#UCLDraw pic.twitter.com/46PDX2N8uB
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 15, 2019
Liverpoolit i ka buzëqeshur fati pasi do të përballet me rivalin më të lehtë, Porton.
🏴 Tottenham v Man. City 🏴#UCLDraw pic.twitter.com/SIoFHnp90a
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 15, 2019
Tottenham Hotspur do të përballet në çerekfinale me rivalin anglez Manchester Cityn.
🏴 Manchester United v Barcelona 🇪🇸#UCLDraw pic.twitter.com/akXrW5oqpX
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 15, 2019
Favoriti kryesor për ta fituar këtë garë, Barcelona do të përballet me Manchester United, që llogaritet edhe si ndeshja kryesore në çerekfinale. /Telegrafi/
Ajax – Juventus
Liverpool – Porto
Tottenham Hotspur – Manchester City
Manchester United – Barcelona