Site icon Telegrafi

Hidhet shorti për çerekfinale të Copa del Rey, Barcelona dhe Atletico Madridi ‘peshkojnë’ kundërshtarë të vështirë

Sot (e premte) është hedhur shorti i Kupës së Mbretit apo i njohur ndryshe si Copa del Rey, ku janë caktuar katër çiftet e çerekfinaleve, pasi kanë mbetur vetëm edhe tetë skuadra në garë për trofeun.

Shorti i çerekfinaleve të Copa del Rey ka caktuar ndeshje interesante, por edhe të forta, ku nuk dihet fituesi në asnjërën prej tyre.

Çifti i parë është ai në mes të Athletic Bilbao dhe Barcelonës, duke qenë ndeshja më e fortë e kësaj faze dhe e cila do të zhvillohet në San Mames.

Celta Vigo – Real Sociedad është ndeshja tjetër e kësaj faze dhe edhe kjo pritet të jetë ndeshje interesante pasi baskët janë mysafir.

Real Mallorca – Girona – Një udhëtim jashtë vendit që mund të jetë shumë i vështirë, por një mundësi e artë për të dy për të kaluar në gjysmëfinale.

Atletico Madrid dhe Sevilla është çerekfinalja e fundit me dy skuadra që tradicionalisht kanë shkuar lart dhe shpeshherë kanë arritur ta fitojnë trofeun.

Ndeshjet do të luhen në javën e ardhshme, të martën më 23 janar, të mërkurën më 24 janar dhe të enjten më 25 janar. /Telegrafi/

Exit mobile version