Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i ndeshjeve “Play-Off” të Ligës së Evropës, ku fati ka bërë që shumë skuadra të forta të ndeshen mes vete.
Në fazën ‘Play-Off’ të Ligës së Evropës morën pjesë edhe skuadra të mëdha evropiane, si Milani, Ajaxi, Fenerbahce, Athletic Bilbao, Marseille, Everton, Dynamo Kyivi dhe Legia, por edhe skuadrat shqiptare, Skënderbeu dhe Shkëndija.
Skuadra nga Korça në këtë fazë do të takohet me gjigantin kroat, Dinamo Zagrebin, ndërsa skuadra tjetër shqiptare nga Tetova, Shkëndija ka tërhequr shortin më të keq, pasi do ndeshjet me Milanin.
Ndeshje interesante priten të jenë edhe ato mes Panathinaikos-Sevilla dhe Everton-Hajduk Split.
Ndeshjet e para të “Play-Off” do të zhvillohet me 17 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimin do të zhvillohen me 24 gusht. /Telegrafi/
Çiftet e ndeshjeve ‘Play-Off’ të Ligës së Evropës: