Site icon Telegrafi

Heynckes ia mbyll derën Interin dhe Chelseat për Vidalin

Vidal është ringjallur me formën e tij nën drejtimin e Jupp Heynckes

Shanset e Interit për nënshkrimin e Arturo Vidalit duket se po zvogëlohen pasi trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka lavdëruar mesfushorin kilian.

Ishte raportuar më parë se trajneri gjerman ishte i pakënaqur me qëndrimin e mesfushorit në stërvitje dhe po mendonte të lejonte largimin e në afatin kalimtar të transferimeve të janarit.

Nerazzurët u thanë të ishin të parët në listën e skuadrave për të siguruar nënshkrimin e tij, por Heynckes tani është shprehur i kënaqur me përmirësimin e punës së Vidal.

Lexo po ashtu Nga Buffon deri te Sanchez: Formacioni me lojtarët që mungojnë në 'Rusia 2018' (Foto)

“Unë kam pasur një bisedë të gjatë me të dy javë më parë”, deklaroi fillimisht trajneri i klubit bavarez.

Vidal do të mungojë në Kampionatin Botëror me Kilin e tij (Getty Images)

“I thashë atij se nuk isha i kënaqur me gjendjen e tij të përgjithshme fizike. I tregova se nëse ai donte të luante, ai do të duhej të ndryshonte diçka”.

“Ai nuk e pa atë në mënyrë të saktë, por që nga ai moment ai ndryshoi mënyrën e trajnimit”.

Lexo po ashtu Chelsea favoriti kryesor për Vidalin, Bayerni i ka vendosur tanimë çmimin kilianit

“Këtë javë ai ka qenë i jashtëzakonshëm. Unë e di shumë mirë se çfarë është i aftë të bëjë”, përfundoi Heynckes.

Komentet e Heynckes sugjerojnë se Vidal tani ka një të ardhme më afatgjatë te kampionët gjermanë, që do të thotë se Interi, Chelsea dhe disa skuadra tjera do të duhet të kërkojë gjetkë për përforcime. /Telegrafi/

Exit mobile version