Arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodian Rrjepaj, ish-zëvendësministër i Shëndetësisë në Shqipëri.
Rrjepaj u arrestua për llogari të hetimit për koncensionin e sterilizimit.
Arrestimi i Rrjepajt vjen në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” të dhënë në mungesë ndaj tij.
Në pranga edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, administratori i shoqërisë që fitoi koncensionin.
Për të njëjtën çështje penale, GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” në mungesë për Arben Gjatën, Naile Ajazin dhe Genc Byrazerin.
E njëjta masë për Petref Mersinin, ndërsa për Saimir Kadiun dhe Marsela Serjanajn masa “arrest në shtëpi”.
Masat e kërkuara nga SPAK janë për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. /Telegrafi/