Telegrafi

Herrera mohon të ketë qenë afër transferimit te Barcelona

Ander Herrera (Getty Images)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka mbyllur thashethemet rreth bisedimeve për një lëvizje në Barcelonë.

Ander Herrera është në muajt e fundit të kontratës së tij me Djajtë e Kuq, pasi nga qershori do të jetë lojtar i lirë.

Gjiganti spanjoll, Barcelona u lidh me Herreran më herët këtë sezon para se kontrata e tij të zgjaste 12 muaj, teksa kontaktet thuhet se kanë ekzistuar edhe gjatë afatit të janarit.

Lexo po ashtu Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto)

Megjithatë, ish-mesfushori i Athletic Bilbaos ka mohuar kontaktet me gjigantin katalunas dhe se nuk ishte gati të nënshkruante me ta.

“Unë kurrë nuk kam qenë i afërt me Barcelonën”, ka thënë fillimisht Herrera.

“Ndoshta nganjëherë ata kanë qenë në gjendje të mendojnë për mua si një nga 15 alternativat në listën e tyre”.

Lexo po ashtu Barcelona i bënë presion Herreras që mos ta pranojë rinovimin me Unitedin

“Por, unë nuk mund të them se kam qenë gati për të nënshkruar me Barcelonën”.

Ndryshe, mesfushori spanjoll është i lidhur me Unitedin deri në vitin 2018, teksa ka bisedime për vazhdimin e kontratës edhe për një vit. /Telegrafi/