Mesfushori i Juventusit, Hernanes dëshiron të qëndrojë në Evropë, me opsionet si Benfica, Bayer Leverkusen dhe Besiktas.
Braziliani u bashkua me bardhezinjtë nga Interi verën e kaluar, por duket të jetë tepricë në kërkesat e Max Allegrit, pas sezonit të parë të vështirë në Torino.
Pas kësaj, ish-mesfushori i Lazios u vërshua me oferta nga Kina dhe Emeiratet e Bashkuara Arabe, por këto oferta i ka hedhur poshtë braziliani.
Shkak i kësaj është që duket qartë se Hernanes dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Evropë.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, ‘Zonja e Vjetër’ janë ende të vendosur për ta shitur dhe janë në kontakt me skuadrën gjermane, Bayer Leverkusen, portugezët e Benficas dhe gjigantët turk të Besiktasit. /Telegrafi/