Site icon Telegrafi

Heqja e imunitetit të Berishës, Meta: Vendim anti-kushtetuese, mazhoranca ka frikë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për heqjen e imunitetit të Sali Berishës me 75 vota pro nga mazhoranca.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se është një vendim anti-kushtetues duke theksuar se ky është një tregues i qartë i frikës që ka mazhoranca ndaj llogaridhënies, pasi sipas tij është e zhitur në korrupsion.

“Këto ndryshime e kthejnë rregulloren e Kuvendit në një arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët e opozitës dhe për të eleminuar përfaqësinë e saj në Parlament. Ndryshimet që u bën për organizimin e Komisioneve hetimore për të minuar më tej llogaridhënien transparencën dhe parlamentarizmin.

Lexo po ashtu Kuvendi i Shqipërisë i heq imunitetin Sali Berishës, pritet të vendoset në arrest shtëpiak ose në burg

Ky bllokim i Komisioneve Hetimore është tregues i qartë i frikës së thellë që mazhoranca ka ndaj llogaridhënies sepse është e zhytur thellë në korrupsion”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version