Jordan Henderson ka folur rreth përvojës së tij për të luajtur kundër Lionel Messit për herë të parë.
Barcelona mundi Liverpoolin 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Camp Nou më parë këtë muaj, me 31 vjeçarin argjentinas që shënoi dy gola.
Kapiteni i Liverpoolit, Henderson, nuk e filloi ndeshjen si titullar, por u inkuadrua në pjesën e parë pas lëndimit të Naby Keita dhe tani anglez ka kujtuar ndjenjat e tij gjatë lojës së parë kundër Messit.
“U inkuadrova në lojë shumë herët, kur Naby Keita u lëndua. Ishte hera e parë që kisha qenë në një fushë me Lionel Messin”, ka thënë fillimisht Henderson për Daily Mail.
“Ju nuk mendoni për veten tuaj: “Oh Zoti im – ky është ai”, por nuk ka dyshim se ai luan ndeshjen ndryshe kur e shihni atë në TV. Ai është shumë i shpejtë”.
“Duke menduar tani për goditjen e tij të lirë, ende nuk mund të besoj se ai shënoi atë. Në të vërtetë mendova se do të luaj shkurt”.
“Ju kam thënë disa herë se sa i mirë është Alisson, por Messi e goditi topin në një zonë që ‘Ali’ nuk mundi ta mbronte. Goditja, ritmi, saktësia – ishte absolutisht e përkryer”, përfundoi mesfushori i Liverpoolit.
Anglezi tregoi tutje edhe pse nuk e ndërroi fanellën me yllin argjentinas: “Sa isha në Sunderland, Roy Keane më tha se nëse kërkon fanellën e dikujt, duket sikur ke frikë prej tyre”.
“Unë u ktheva në shtëpi me fanellën e Luis Suarezit, pasi ai është një djalë i mirë dhe më dha atë si shenj që kishim luajtur së bashku te Liverpooli”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/